Arrestime në Rrugën B në Prishtinë

  • E.K /
  • 23 February 2022 - 10:09
Arrestime në Rrugën B në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar dje në Rrugën B në Prishtinë, nën dyshimet për veprat penale “armëmbajtje pa leje” dhe “kansoje”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE & KANOSJE /Rr. B, Prishtinë 22.04.2021-20:58. Në lidhje me rastin është raportuar se me 22.02.2022 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartë cekur. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

(Kosova Sot Online)