Reagon Borrell: Jemi me gratë, burrat dhe fëmijët e pafajshëm të Ukrainës që kanë frikë për jetët e tyre

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 08:35
Reagon Borrell: Jemi me gratë, burrat dhe fëmijët e pafajshëm të Ukrainës që kanë frikë për jetët e tyre

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka dënuar fuqishëm sulmin, siç e quan të pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në një reagim të bërë, Borrell thotë se mendimet e tij janë te gratë, burrat dhe fëmijët e pafajshëm që kanë frikë për jetët e tyre.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Në këto orë të errëta, mendimet tona janë me Ukrainën. Me gratë, burrat dhe fëmijët e pafajshëm teksa përballen me sulmin që kanë frikë për jetët e tyre. Ne do të mbajmë përgjegjës Kremlinin”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Borrell.

(Kosova Sot Online)