Austria lehtëson rregullat e hyrjes nga të gjitha vendet e botës

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 09:10
Austria lehtëson rregullat e hyrjes nga të gjitha vendet e botës

Nga data 22 shkurt, Austria zbaton sërish rregullin 3G për të gjithë udhëtarët që hynë në këtë shtet

Për të hyrë në vend, Austria ka kaluar rregulli “2G”, i cili lejonte të udhëtonin vetëm të vaksinuarit dhe të rikuperuarit nga Covid 19, në rregullin “3G”, që lejon edhe personat e pavaksinuar të hyjnë, me vetëm një dëshmi të testit negativ.

Sipas rregullores së re, për të hyrë në Austri, pranohen teste negative PCR dhe antigjen, ku testi antigjen nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë, dhe PCR është i vlefshëm për 72 orë.

Për sa i përket vlefshmërisë së certifikatës së vaksinimit dhe shërimit të Covid 19, të vaksinuar me dy doza është e vlefshme për 180 ditë, ndërsa doza e tretë për 270 ditë.

Të miturit nën moshën 12 vjeç nuk kanë nevojë të kenë dëshmi “3G” kur hyjnë në Austri, raportojnë mediat austriake, përcjell albinfo.at

Përjashtim nga kjo rregullore për hyrjen në vend, bëjnë pjesë personat që vijnë nga vendet ku mund të supozohet që ka përhapje të ndonjë virusi të ri.

Këta persona duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike dhe të kalojnë në karantinë dhjetë-ditore pas mbërritjes në Austri.

Megjithatë, aktualisht nuk ka rajone apo vende që karakterizohen si të rrezikshëm për përhapjen e versioneve të reja.

(Kosova Sot Online)