Ish-presidenti Poroshenko me antiplumb flet për CNN: Jam i gatshëm të vdes

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 17:20
Ish-presidenti Poroshenko me antiplumb flet për CNN: Jam i gatshëm të vdes

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se bota s’duhet t’i besojë Putinit apo zyrës së tij që po raportojnë për negociata me Ukrainën pas pushtimit. Ai ka folur për CNN i veshur me antiplumb rrugëve të Kievit.

“Dua të ju them të gjithë shikuesve të CNN, të gjithë njerëzit e botës, me një kërkesë shumë të thjeshtë: Ju lutem mos i besoni Putinit. Mos i besoni Putinit. Dhe dy, mos kini frikë nga Putini,”  tha ai nga Kievi në një intervistë për CNN.

Duke folur për CNN të shtunën, Poroshenko foli gjithashtu për Fluturimin 17 të Malajzisë, i cili u rrëzua mbi Ukrainën lindore në vitin 2014 nga një raketë tokë-ajër, duke vrarë afro 300 njerëz.

Zyrtarët perëndimorë dhe një hetim i udhëhequr nga Hollanda thanë se Putini mban përgjegjësinë për incidentin, por Putin e ka mohuar atë.

Poroshenko u pyet për refuzimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të pranuar një ofertë nga Shtetet e Bashkuara për evakuim nga kryeqyteti Kiev, sipas ambasadës së Ukrainës në Britani.

“Unë mendoj se tani është një moment vendimtar për kombin tim. Dhe çdo person merr një vendim për veten e tij,” tha Poroshenko për vendimin e presidentit aktual.

Poroshenko tha gjithashtu se ai është i gatshëm të vdes nëse është e nevojshme dhe është krenar për popullin dhe vendin e tij.

“Nëse jam gati, për fat të keq, po. Unë e urrej idenë për të qenë vendi im i pushtuar dhe mendoj se ne duhet të bëjmë më të mirën për të mbrojtur kombin, për të mbrojtur kombin kundër agresorit rus, padyshim të sjellë rrezikun … Të gjithë këtu, – tha ai, duke treguar trupat mbrojtëse pas tij, – të gjithë të rinjtë dhe të moshuarit e kuptojnë plotësisht se ne e kemi këtë rrezik”.

“Por shumë, pjesa më e madhe, marrin një vendim për të marrë pushkën dhe për të mbrojtur kombin. Jam krenar për këta njerëz. Jam krenar për këtë vend. Dhe jam krenar që jam ukrainas,” tha ai.

(Kosova Sot Online)