“Ka indikacione se nuk e kanë marrë asnjë qytet”, Amerikanët thonë se Rusia është e frustruar

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 17:42
“Ka indikacione se nuk e kanë marrë asnjë qytet”, Amerikanët thonë se Rusia është e frustruar

Reporteri i ‘Foreign Policy’, Jack Detsch, duke cituar zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, thotë se rusët janë tejet të frustruar pasi nuk kanë bërë përparim në pushtimin e Ukrainës.

Sipas tij, ShBA-ja ka indikacione se Rusa s’ka marrë nën kontrollë ndonjë qytet në Ukrainë.

“SHBA ka indikacione se rusët janë “gjithnjë e më shumë të frustruar” me mungesën e përparimit në pushtimin e Ukrainës, veçanërisht në veri: zyrtar i lartë i mbrojtjes SHBA-ja nuk ka indikacione se Rusia ka marrë nën kontroll ndonjë qytet në Ukrainë ose ka arritur epërsi ajrore. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes i SHBA-së nuk jep specifika, vetëm për të thënë se trupat ruse janë frustruar nga “një rezistencë shumë e vendosur”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër SHBA-ja ka shtuar ndihmën ndaj Ukrainës.

Sekretari amerikan, Antony Blinken, ka autorizuar Departamentin amerikan të Mbrojtjes që të ofrojë edhe 350 milionë dollarë shtesë asistencë ushtarake për Ukrainën.

Blinken ka shkruar se asistenca është për ta ndihmuar Ukrainën ta mbrojë veten nga lufta e pajustifikuar e Rusisë.

“Sot autorizova Departamentin e Mbrojtjes  për të ofruar 350 milionë dollarë shtesë në ndihmë të menjëhershme ushtarake për Ukrainën për të ndihmuar në mbrojtjen e saj nga lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë. Të bashkuar me Ukrainën”, ka shkruar Blinken.

(Kosova Sot Online)