Sanksionet “godasin” edhe aeroplanin e Lavrov, nuk mundet të udhëtojë në Gjenevë

  • E.K /
  • 28 February 2022 - 15:44
Sanksionet “godasin” edhe aeroplanin e Lavrov, nuk mundet të udhëtojë në Gjenevë

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov e ka anuluar vizitën në Gjenevë  në Kombet e Bashkuara, për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë që kanë vendosur vendet e BE’së.

Siç shkruan Reuters dhe The Guardian, Lavrov e ka pasur në agjendë adresimin në Këshillin e OKB’së për të drejtuat e njeriut dhe në një konferencë për çarmatimin.

Por, ai ka anuluar udhëtimin për shkak të “një ndalese të paprecedentë të fluturimit në hapësirat ajrore të një numri shtetesh në BE që kanë vendosur sansksione”, sic thuhet në llogarinë në twitter të Misionit rus në Gjenevë.

(Kosova Sot Online)