Çeçeni Kadyrov i mbetet besnik shefit të tij, Putin, poston video të ushtarëve të tij duke u nisur në Ukrainë

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 11:00
Çeçeni Kadyrov i mbetet besnik shefit të tij, Putin, poston video të ushtarëve të tij duke u nisur në Ukrainë

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili është besnik i shefit të tij Putinit, ka postuar një video në rrjetin e tij social të një brigade ushtarësh çeçenë duke u nisur për në frontin e luftës në Ukrainë.

Kadyrov ka shkruar se janë duke shkuar në luftë dhe i ka porositur ukrainasit që të “mos ikin”.

“Shejtanët siç i quani Çeçenët, së shpejti do ju arrijmë. Mos ikni, duam të ju përfundojmë”, ka shkruar ai.

Po shënohet dita e shtatë prej kur Ukraina u sulmua nga Rusia, ndërsa ukrainasit nuk po e dorëzojnë vendin e tyre. Rusia është bërë edhe më agresive në 24 orët e fundit. Ka sulmuar veçanërisht kryeqytetin Kyiv dhe Kharkiv, ndërsa në orët e para të mëngjesit kanë sulmuar edhe në Zhytomyr. Më poshtë gjeni të gjitha ngjarjet e ditës së sotme lidhur me Ukrainën.

(Kosova Sot Online)