
Rrëfimi i gruas ukrainase që e lindi fëmijën e saj nën bombardimet ruse në Kiev

Gruaja ukrainase e quajtur Viktoria, 32 vjeçare ka rrëfyer lindjen e fëmijës së saj të parë të premten e kaluar në një strehë nëntokësore spitalore në Kiev nën bombardimet e aeroplanëve luftarakë rusë.
Ajo ka rrëfyer për natën e vështirë kur është dashur të strehohet në një vend pas sirenave për bombardimeve në mënyrë që ta lindë fëmijën e saj.
“Doktori tha se duhej të shkonim në strehën e bombave. Kishte panik teksa njerëzit po nxitonin. Nuk mund të veshja as pantallonat sepse ishte shumë e dhimbshme. Kur hymë në strehë mbetëm të tronditur. Ai u ndërtua në kohët sovjetike dhe nuk u mirëmbajt, ishte i shkërmoqur dhe shumë i lagësht dhe i ftohtë. Për ne ishte një dhomë e vogël pa asnjë derë, vetëm një perde dushi që na ndante nga dhoma kryesore me 50 persona në të. Nuk kishte teknologji mjekësore, vetëm një karrige gjinekologjike. Po përpiqesha të mos shikoja as atje dhe shpresoja të kthehesha në spital së shpejti”, ka rrëfyer ajo, shkruan The Guardian.
Tutje ajo ka përshkruar momentin kur doktori i saj i ka thënë se s’mund të pres më shumë dhe se duhet ta lindë fëmijën e saj.
“Pastaj ujërat shpërthyen isha gati për lindje. Doktori im më shikoi dhe më tha: “Në rregull, do ta lindim këtu, është shumë e rrezikshme të presësh.” Në atë moment nuk kisha frikë. I besova mjekut tim – e vetmja gjë në mendjen time ishte të mbaja djalin tim dhe t’i jepja fund dhimbjes”, ka rrëfyer ajo.
(Kosova Sot Online)