Khersoni pushtohet nga rusët, në rrezik qyteti-port kryesor në Ukrainë – Zelensky: Do t’i dëbojmë

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 11:15
Khersoni pushtohet nga rusët, në rrezik qyteti-port kryesor në Ukrainë – Zelensky: Do t’i dëbojmë

Rusia ka pushtuar qytetin e saj të parë të madh në Ukrainë pas një jave luftimesh. Kherson tani është nën kontrollin e forcave të Putinit.

Igor Kolykhaiev, kryetari i bashkisë së qytetit tha se rusët kishin vendosur rregulla të reja duke përfshirë një shtetrrethim të rreptë dhe u kërkoi qytetarëve t’i ndiqnin ato.

Por mbetet e paqartë shkruajnë mediat e huaja, nëse forcat ukrainase ishin tërhequr plotësisht. Nëse Kherson është nën kontrollin e plotë rus, atëherë ai hap rrugë sulmit të Odessa – qyteti port kryesor i Ukrainës dhe baza kryesore detare.

Chernihiv, në veriperëndim, dhe Mariupol, në jug, gjithashtu mbeten nën kontrollin e Ukrainës, pavarësisht se janë të rrethuar nga forcat ruse dhe janë nën bombardime të rënda. Kryetari i bashkisë së Mariupol tha të mërkurën në mbrëmje se artileria ruse kishte rrafshuar pjesë të mëdha të qytetit në atë që përbënte ‘gjenocid’.

Vadym Boichenko akuzoi rusët se kanë bërë “gjithçka për të bllokuar daljen e civilëve”, duke përfshirë hedhjen në erë të trenave të qytetit, duke lënë njerëzit të bllokuar përpara se artileria të hapte zjarr. Evakuimet vazhduan diku tjetër, megjithatë, me OKB-në që vlerësoi se 1 milion njerëz tani janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje.

Presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë në orët e para të ditës së sotme u bëri thirrje ukrainasve që të vazhdojnë rezistencën.

“Ne jemi një popull që brenda një jave i kemi shkatërruar planet e armikut. Ata nuk do të kenë paqe këtu. Ata nuk do të kenë ushqim. Ata nuk do të kenë këtu asnjë moment të qetë”, u shpreh presidenti.

Zelensky nuk komentoi nëse rusët kanë pushtuar disa qytete, përfshirë Kherson. “Nëse ata shkuan diku, atëherë vetëm përkohësisht. Ne do t’i dëbojmë ata”, tha ai.

Përpara pushtimit, Moska kishte paralajmëruar se forcat superiore të Rusisë do të ishin në gjendje të mposhtin shpejt ushtrinë prej 200,000 trupash të Ukrainës – duke hequr mbrojtjen ajrore, duke arritur epërsi në qiell dhe më pas duke rënë shi i vdekjes mbi ata që ishin poshtë.

Por asnjë nga këto nuk ka ndodhur. Qielli i Ukrainës mbetet i kontestuar, thotë inteligjenca amerikane, ndërsa sulmet kanë qenë pjesë-pjesë me trupa të pamjaftueshme dhe jo duke luftuar në një mënyrë të koordinuar, duke çuar në një numër të madh të vdekurish së bashku me disa trupa që braktisën automjetet e tyre të cilat janë kapur.

(Kosova Sot Online)