Ndërpritet evakuimi në Mariupol, Rusia nuk i ndal bombardimet dhe shkel marrëveshjen e armëpushimit

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 12:17
Ndërpritet evakuimi në Mariupol, Rusia nuk i ndal bombardimet dhe shkel marrëveshjen e armëpushimit

Kryetari i qytetit Mariupol, Serheiy Orlov, i ka thënë BBC-së se ushtria ruse po vazhdon bombardimet në Mariupol edhe pse u dakordua për armëpushim. Për këtë arsye evakuimi është ndalur sepse s’është i sigurt.

Ai tha se me bombardimet e vazhdueshme është e pamundur që të evakuohen popullata.

“Nuk është e sigurtë që të dilet në rrugë”, ka thënë ai.

Pak minuta më parë nënkryetari i Mariupolit i tha BBC-së se qyteti ende po bombardohej dhe ka gjithashtu raporte se luftimet po vazhdojnë afër fundit të rrugës së evakuimit.

(Kosova Sot Online)