Djali rrahu nënën për 8 Mars, në Han të Elezit

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 09:11
Djali rrahu nënën për 8 Mars, në Han të Elezit

Është arrestuar një person Han të Elezit pasi ka rrahur nënën e tij për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Sipas raportit policor, nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

(Kosova Sot Online)