Komisioneri i BE-së: Brukseli po shqyrton kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 14:24
Komisioneri i BE-së: Brukseli po shqyrton kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE

Në takimin e sotëm të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Komisionin Evropian, ndër të tjerash është diskutuar edhe për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur Komisioneri i BE-së për Zgjërim, Oliver Varhelyi.

Sipas tij, BE qëndron pranë Ukrainës dhe është duke punuar për të nxjerrë në përgjigje mbi aplikimin e Ukrainës për anëtarësim.

“BE vazhdon të qëndrojë pranë #Ukrainës dhe popullit të saj, duke ofruar ndihmë. Dhe ne filluam të punojmë për të dhënë një opinion mbi bazën e aplikimit për anëtarësim për Ukrainën. Ne do të punojmë sa më shpejt që të mundemi” ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Ukraina aplikoi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, pas invazionit të ushtrisë ruse.

Në samitin e BE-së u vendos që kjo çështje t’i referohej Komisionit Evropian për vlerësim. Ata duhet të vlerësojnë gatishmërinë e Ukrainës dhe të bëjnë rekomandime për statusin e saj.

(Kosova Sot Online)