U kapën me 700 euro të falsifikuara, arrestohen shtatë persona në Gjakovë, katër prej tyre të mitur

  • E.K /
  • 24 March 2022 - 11:23
U kapën me 700 euro të falsifikuara, arrestohen shtatë persona në Gjakovë, katër prej tyre të mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar dje shtatë persona në rrugën “Ferid Domi” në Gjakovë, pasi tek ta u gjetën dhe u sekuestruan 700 euro të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Ferid Domi, Gjakovë, 23.03.2022 – 15:00. Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj  kosovarë,  katër (4) prej të cilëve të mitur, pasi që gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe sekuestruar shtatë (7) kartëmonedha nga 100 € (7×100 €). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /

(Kosova Sot Online)