Rusia kërcënon NATO-n: Përgjigjemi nëse i ofroni Ukrainës mbrojtje ajrore

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 14:16
Rusia kërcënon NATO-n: Përgjigjemi nëse i ofroni Ukrainës mbrojtje ajrore

Rusia po ndjek nga afër dhe me interes të madh deklaratën e NATO -s për furnizimin me avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

Së fundmi  mediat e huaja raportojnë se Moska ka bërë një paralajmërim për NATO duke u shprehur se nëse siguron mbrojtje ajrore për Ukrainën do të marrin përgjigjen e merituar.

“Moska do të përgjigjet siç duhet” nëse vazhdon në këtë rrugë”, tha ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu këtë mëngjes gjatë një takimi të transmetuar në TV rus. 

(Kosova Sot Online)