Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë ​

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 08:21
Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë ​

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë‘ dhe Invacionit, Arbë‘rie Nagavci, dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla për të diskutuar rastet e dhunës nëpër shkolla, si dhe masat e ndërmarra nga ana e Institucioneve kompetente. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Institutit Riinvest të i’u ftojmë të merrni pjesë në debatin me temën “E ardhmja e thëngjillit në Kosovë”. (Hapësirat e Institutit Riinvest, rruga Lidhja e Prizrenit, nr.56 në Prishtinë, ora 10:00)

– Banka Qendrore dhe Fondi i Kursimeve Pensionale raportojnë para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe ndikimi i tyre në kursimet e qytetarëve dhe rreth stabilitetit financiar në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)  

– Mbahet seanca e 6-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvenditet Komunal te Mitrovicës, ora 10:00)

– Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, në bashkëpunim në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv të Kuvendit organizon tryezën e diskutimit me temë “Rregullimi ligjor i konsumimit të pijeve energjike dhe të pagazuara me sheqer të shtuar”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)  

– Mbahet mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

– Lëvizja FOL mban konferencë për media me c’rast do të bëjë publikimin e raportit të monitorimit të përzgjedhjes së disa pozitave të larta shtetërore. (Hotel Prishtina, ora 10:30)

– Banka Botërore në bashkëpunim me Doganën e Kosovës prezantojnë një studim i cili ka matur kohën e zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore si në eksport po ashtu edhe në import. (Swiss Diamond, ora 11:00)

– Në 23 vjetorin e masakrave të bëra nga forcat serbe në fshatin Opterushë të Rahovecit mbahen homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. (Opterushë, ora 11:00)

– Aleanca Kosovare e Bizneseve sektori i  ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor ju ftonë të merrni pjesë në konferencën për media me temë: Pengesat dhe Sfidat e sektorit të ndërtimtarisë në Kosovë. (Salla e konferencave e AKB-se, Lagja Tophane, ora 11:00)

– Komuna e Rahovecit mban homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve fshatin Hoçë e Vogel. (Hoçë e Vogel, ora 12:00)

– Innovation Centre Kosovo në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini organizojnë takimin e dytë të “Book Club”. (Innovation Centre Kosovo, ora 17:30).

(Kosova Sot Online)