Lexoni edhe:
Zbulohet lakuriq lidhja kriminale me dekada, e biznesmenit të inkriminuar Ramiz Kelmendi nga Serbia fashiste!
Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clarck, në një intervistë për Express ka folur për situatën e krijuar në Ukrainë pas agresionit dhe luftës që Vladimir Putin ka nisur prej më shumë se një muaji. Por a duhet të intervenojë NATO për të ndalë agresionin e Rusisë, siç kishte vepruar në rastin e Kosovës.
Clark thotë se për momentin, një përgjigje e tillë ndaj Rusisë nuk është e duhura, megjithatë thotë se veprime më të drejtpërdrejta të NATO-së mund të jenë të nevojshme në një moment tjetër në të ardhmen.
“NATO duhet të gjejë mënyra për të forcuar sigurinë në Europë; Një pushtim rus në Ukrainë do ta vendoste në rrezik NATO-n dhe stabilitetin në Europë. Tani për tani, vendet anëtare të NATO-s duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet duke dhënë mbështetje të plotë diplomatike, humanitare dhe ushtarake. Një fushatë ajrore e NATO-s, siç bëmë për Kosovën, nuk është përgjigjja e duhur në këtë pikë, por veprime më të drejtpërdrejta të NATO-s mund të jenë të nevojshme në një moment të ardhshëm”, ka thënë Clark.
(Kosova Sot Online)