96,65% e banorëve të Likovës janë shqiptarë

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 13:42
96,65% e banorëve të Likovës janë shqiptarë

Komuna e Likovës, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, doli të ketë gjithsej 22,308 banorë.

Sipas ESHS-së, 96,65% e banorëve janë shqiptarë, 0,15% janë maqedonas, 0,02% janë serb dhe 0,02 boshnjakë.

Në numra, 21,560 janë shqiptarë, 10,751 burra dhe 10,809 gra. Më pas maqedonas ka vetëm 33 qytetarë dhe atë 19 burra dhe 14 gra. Në Likovë gjithashtu banojnë 4 serbë – 1 burrë dhe tre gra. 4 boshnjakë – 1 burrë dhe 4 gra si dhe një burrë i komunitetit turk.

Në krahasim me regjistrimin e 2002it, numri i banorëve është ulur për 5 mijë. Atëherë kishte 27,058 ndërsa tani 22,308.

(Kosova Sot Online)