32 milionë dollarë shtesë nga USAID-i, Haradinaj i falenderon amerikanët: Qeverisë, kthjelluni

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 14:30
32 milionë dollarë shtesë nga USAID-i, Haradinaj i falenderon amerikanët: Qeverisë, kthjelluni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka cilësuar “lajm fantastik” shumën prej 32 milionë dollarësh shtesë që USAID e ka ndarë për Kosovën në kuadër të Grantit për Objektivat Zhvillimore.

Haradinaj e ka përmendur gazsjellësin amerikan, projektin, ndërsa i tha Qeverisë “kthjelluni”.

“Lajm fantastik shuma prej 32 milionë dollarësh i grantit për objektiva zhvillimore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të isha shumë i lumtur sikur sot, njoftimi të ishte se Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin”, ka shkruar ai.

Ish-kryeministri i falenderoi taksapaguesit amerikanë.

“Qeverisë, kthjelluni!”, shkroi në fund.

(Kosova Sot Online)