Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Prizren

  • E.K /
  • 01 April 2022 - 10:43
Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Prizren

Një person i cili po jetonte vetëm në Prizren është gjetur dje i vdekur në banesën e tij.

Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti nga policia është hapur si vdekje e dyshimtë.

“Prizren, 29-31.03.2022 – NN. Me 31.03.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovari,  cili ka jetuar i vetëm, është gjetur i vdekur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)