26 të lënduar në aksidente kërkuan ndihmë në Emergjencë brenda një dite

  • E.K /
  • 01 April 2022 - 11:02
26 të lënduar në aksidente kërkuan ndihmë në Emergjencë brenda një dite

Klinika Emergjente në QKUK ka njoftuar se 26 persona kanë kërkuar ndihmë në 24 orët e fundit si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku.

Pooashtu nga Emergjenca bëjnë të ditur se në këtë klinikën dje morën tretman edhe 240 persona të tjerë.

Nga ta, 66 pacientë u trajtuan në Dhomën e Reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent), 49 pacientë u regjistruan si raste kirurgjike, 68 u mjekuan në Dhomën e Shërbimit Internistik dhe 61 në Dhomën e Shërbimit Ortopedik.

Njoftimi i plotë:

Si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku, 26 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit.

Përveç tyre, për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore, në këtë klinikë morën tretman edhe 240 persona tjerë, sipas raportit të punës.

Nga ta, 66 pacientë u trajtuan në Dhomën e Reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent), 49 pacientë u regjistruan si raste kirurgjike, 68 u mjekuan në Dhomën e Shërbimit Internistik dhe 61 në Dhomën e Shërbimit Ortopedik.

(Kosova Sot Online)