Berisha e Dugolli përplasen sërish: S’ma merr menja që në Kuvend bëhet politikë, por në ara

  • E.K /
  • 01 April 2022 - 12:45
Berisha e Dugolli përplasen sërish: S’ma merr menja që në Kuvend bëhet politikë, por në ara

Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Bekë Berisha dhe nënkryetari Enver Dugolli janë përplasur sërish sot në mbledhjen e këtij Komisioni.

Berisha e kritikoi Dugollin se po i ndërhynë vazhdimisht në fjalë dhe në mënyrën se si ai po e udhëheq mbledhjen e Komisionit.

“Z. Nënkryetar. Nuk duhet se sa herë të foli, ti mem tregu mu se si po e udhëheq takimin. S’ka nevojë ashtu. Po e them shpesh”, tha ai.

Më tutje, Berisha përmendi edhe një deklaratë të Dugollit se në Komision po bëhet politikë. Ai ironizoi me Dugollin duke thënë se politika nuk bëhet në Kuvend por në ara.

“Tjetra a bëhet politikë në Kuvendin e Kosovës s’ma merr menja. Ky nuk është vendi me u bë politikë. Politika duhet me u bë në ara. Më vjen keq. Nuk besoj bile që ka deputetë që besojnë që duhet me u bë politikë këtu. Është hera e tretë që dëgjojë duke thënë që po bëni politikë”, deklaroi Berisha.

Ndaj kësaj deklarate të Berishës, Dugolli tha se e ka fjalën se po bëjnë politikë me Policinë.

(Kosova Sot Online)