
Publikohen shifrat e kosovarëve nga Anamorava që shkuan për të votuar në Bujanoc

Deri në orën 11:00 më shumë se dymijë qytetarë nga komuna e Artanës, Gjilanit, Dardanës dhe Vitisë kanë shkuar në Bujanoc për të votuar, raporton Danas.
Në Serbi sot votohet për ta zgjedhur presidentin, Kuvendin dhe kryetarët e 14 qyteteve.
Për të votuar në komunat e Luginës së Presheves, sipas raportimit të mediumit të pavarur serb “Danas”, kanë shkuar 30 autobusë nga rajoni i Anamoravës në Kosovë.
Sipas OSBE-s dhe vëzhguesve të tjerë, nuk ka ndodhur asnjë parregullsi gjatë votimit në qendrat e Bujanovcit.
Sipas këtij raportimi, 19.442 qytetarë nga katër komunat kosovarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e Serbisë.
Meqenëse Serbia nuk ka ndonjë metodë për votimin e shtetasve të saj jashtë vendit, me autobusë, kanë udhëtuar edhe qytetarë të komunave me shumicë serbe të Kosovës drejt 4 qendrave të caktuara në Serbi për të votuar ata. Kjo pasi Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që shteti fqinj të organizojë zgjedhje në territorin e saj.
(Kosova Sot Online)