Ministria e Mbrojtjes shpall tender 2 milionë euro për furnizim me çizme ushtarake

  • E.K /
  • 05 April 2022 - 10:38
Ministria e Mbrojtjes shpall tender 2 milionë euro për furnizim me çizme ushtarake

Ministria e Mbrojtjes, në krye me Armend Mehajn, ka shpallur tender në vlerë 2 milionë euro për furnizim me çizme ushtarake për nevoja të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Ministria ka bërë me dije qëllimi i kësaj kontrate është furnizimi me çizme ushtarake verore dhe dimërore.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj.

“AK i MM-se ka për qellim qe te lidhe një kontratë kornizë 36 muajsh , me një OE qe do te ketë kapacitet, ekonomik, teknik dhe profesional te kryej furnizimet me çizmet ushtarake verore dhe çizme ushtarake dimerore për nevoja të FSK-së, sipas kërkesës dhe nevojave te AK, ne perputhje te plot me specifikat teknike te dhena ne DT aneks 1 (specifikacioni teknik I detyrueshem )”, thuhet në njoftim.

Saktësisht, kërkohet furnizimi me 8 mijë e 500 palë çizme ushtarake verore dhe 8 mijë e 500 palë çizme ushtarake dimërore.

Kompanitë e interesuara për të kryer këtë furnizim kanë afat që të dorëzojnë ofertata e tyre deri më 19 maj, në orën 14:00.

“Të gjitha procedurat e prokurimit me vlera të vogël, të mesme dhe të madhe, do të zhvillohen vetëm në formën elektronike. Te gjitha informatat për aktivitetet e prokurimit për të cilat zhvillon AK MM mundet ti gjeni edhe në adresën https mod.rks-gov.net Përgatitja dhe dorëzimi I ofertave nga ana e OE si dhe pranimi i ofertave nga ana e AK do te behën vetëm në formën elektronike nëpërmjet platformës se e- prokurimit elektronik, dhe nuk pranohet dorëzimi fizike I ofertave. Te gjitha kërkesat e dhëna ne dosjen e tenderit dhe ne njoftimin për kontrate duhet te dorëzohen dhe janë pjese e ofertës, e te nënshkruhet dhe vulosen sipas kërkesave te përcaktuar ne dosjen e tenderit dhe ne përputhje me legjislacion ne fuqi”, thuhet në dosjen e tenderit.

(Kosova Sot Online)