Rusia përdor të njëjtat metoda për të fshehur gjurmët e krimit në Ukrainë si Serbia në Kosovë

  • E.K /
  • 06 April 2022 - 14:27
Rusia përdor të njëjtat metoda për të fshehur gjurmët e krimit në Ukrainë si Serbia në Kosovë

Këshilli i Qytetit të Mariupolit ka thënë se Rusia po përdor krematoriume mobile për të fshehur provat e krimeve të luftës.

Sipas Këshillit, brigada speciale e Rusisë mbledh dhe djeg trupat e të banorëve të vrarë. Dhjetëra, mijëra civilë janë vrarë në Mariupol, ka shtuar Këshilli, shkruan The Kyiv Independent.

Qyteti i Mariupolit vazhdon të jetë i rrethuar që kur Rusia e filloi pushtimin në Ukrainë. Raportet që vijnë nga atje thonë se banorët e ngujuar përballen me shumë mungesa esenciale derisa nuk mund ta lëshojnë vendin. Ukraina në vazhdimësi kërkon korridore humanitare nga Rusia.

Edhe Serbia ka përdorur po të njëjtën metodë me civilët e vrarë në Kosovë. Në Krushë të Madhe ka të mbijetuar të krematoriumeve që rrëfejnë tmerrin e përdorimit të kësaj metode nga lufta e fundit në Kosovë.

(Kosova Sot Online)