Kurti flet për “sukseset” në diplomaci: E bëmë dialogun transparent, i dolëm në ndihmë SHBA-së, aplikojmë për anëtarësim në BE

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 14:26
Kurti flet për “sukseset” në diplomaci: E bëmë dialogun transparent, i dolëm në ndihmë SHBA-së, aplikojmë për anëtarësim në BE

Kryeministri Albin Kurti foli për politikën e jashtme të Kosovës duke thënë se ajo ishte “në gjendje shumë të vështirë”. Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për diplomacinë, Kurti tha se “pas një viti, kemi një situatë rrënjësisht tjetër.

Kurti tha se tani “Republika e Kosovës ka përfaqësim dinjitoz” dhe joinferiore.

“E kthyem dialogun nga takimet e fshehta, në një proces transparent që e ka njohjen reciproke në qendër të saj”, tha ai. “Serbia është çarmatosur nga argumenti i saj kryesor në luftën e saj diplomatike kundër Republikës së Kosovës”, shtoi Kurti.

Kryeministri tha se “i dolëm në ndihmë SHBA-së” për t’i strehuar refugjaët afganë dhe se tani janë hapur dyert për të pritur refugjatë nga Ukraina.

Kurti tha se po bëhen gati për aplikim për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke përmendur Bashkimin Europian dhe Këshillin e Europës.

Ai tha se po bëjnë analiza për “vendosjen e marrëdhënieve me shtetet që nuk na kanë njohur”.

(Kosova Sot Online)