Jeton në Suedi, dikush i hyri në shtëpi në Ferizaj dhe i vuri zjarrin

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 10:12
Jeton në Suedi, dikush i hyri në shtëpi në Ferizaj dhe i vuri zjarrin

Persona të panjohur janë futur në një shtëpi në Ferizaj dhe qëllimisht dyshohet se ja ka vënë zjarrin.

Pronari i shtëpisë jeton në Suedi dhe familjarët e tij me të kuptuar se çfarë po ndodhë kanë thirrur policinë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00 në rrugën “Ismajl Rama”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në shtëpinë e vëllait të tij, viktimës mashkull kosovar, persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë, e më pas i kanë vënë zjarrin. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Viktima jeton në Suedi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)