Nis seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 10:41
Nis seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës e ku në rend dite janë pikat e papërfunduara të seancave paraprake.

Ndër to është edhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. 

Rendi i plotë i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt dhe 16 mars 2022:

14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,
21. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore,

22.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate,

23. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,

24.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt dhe 16 mars 2022:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. 

III. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 15 mars 2022: 

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 7 prill 2022:

6. Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
9. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

(Kosova Sot Online)