Vjedhje në Termocentralin Kosova A, policia kap hajnin dhe sekuestron kabllon rreth 200 kg

  • E.K /
  • 18 April 2022 - 09:36
Vjedhje në Termocentralin Kosova A, policia kap hajnin dhe sekuestron kabllon rreth 200 kg

Policia njofton për një vjedhje në Termocentralin Kosova A në Obiliq.

Policia ka pranuar informatën për vjedhje të një kablloje elektrike nga ky Termocentral.

Policia ka ndaluar veturën me targa vendore në bagazhin e së cilës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg.

Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar, njofton policia.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër ndodhet në arrati.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE /TC Kosova–A, Obiliq 17.04.2022-00:05. Pas marrjes së një informate për një vjedhje të kabllos elektrike nga T.C Kosova A, njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg. Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)