Flet Deputeti “që po mungon në seanca për shkak të pakënaqësive me VV’në”

  • E.K /
  • 20 April 2022 - 11:16
Flet Deputeti “që po mungon në seanca për shkak të pakënaqësive me VV’në”

Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi, tha mbrëmë , se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka pakënaqësi. Përmendi se një deputet i kësaj partie po i bojkoton seancat qe disa muaj dhe se partia i ka kërkuar ta dorëzojë mandatin. Vetë Gashi se zbuloi emrin, por media merr vesh se ai i referohej deputetit Fitim Uka.

Në një prononcim , Uka ka thënë se edhe ai është kurioz që ta dijë se kush është deputeti i VV’së, për të cilin foli Gashi.

Ai e ka pranuar se ka munguar në disa seanca, por ka thënë se për to ka qenë i njoftuar Grupi Parlamentar i VV’së, derisa ka dhënë edhe arsyet pse s’ka shkuar.

Deklaron se që nga 2 marsi, ka qenë pjesëmarrës në të gjitha seancat.

“Bash kesh kurioz me ditë kush është qaj deputeti që po i bojkoton seancat. Me thanë të drejtën, Unë kam lajmëru në Grupin Parlamentar se do të mungojë në disa seanca për shkak të udhëtimit që e kam pas në Turqi dhe për shkak të përgatitjeve që i kam bë të një libri që është botu, por në seancat pas datës 2 mars, unë kam qenë përherë pjesëmarrës”, ka deklaruar Uka.

Uka ka thënë se nuk e di se cilave të dhënave iu ka referuar Gashi, por se ai s’është duke i bojkotuar seancat .

Ai ka përmendur edhe një deklaratë të tij, e që thotë se po keqkuptohet qëllimshëm.

“Përndryshe, ka edhe një keqkuptim tjetër që po mduket qëllimshëm është bë në opinionin publik, ku unë kam thanë që në rast se më bjen me zgjedh mes Kuvendit të Kosovës dhe punës në Universitetit e Prishtinës, unë kam me zgjedh Universitetin e Prishtinës. Edhe siç e dini, ka pas një amandamentim të ligjit për zyrtarët publik, edhe si rrjedhojë ne që jemi profesorë në Universitetin e Prishtinës, ka me na u mundësu me qenë edhe profesorë edhe deputetë. Kështu unë nuk e di kujt iu ka referu, çfarë të dhënash iu ka referu z. Gashi, po nëse flet për mungesat e paarsyeshme në Kuvendin e Kosovës, atëherë ai nuk jam unë”, ka thënë Uka.

Deputeti i VV’së e ka mohuar t’I jetë kërkuar dorëzimi i mandatit ndonjëherë, duke thënë se kjo do të ishte një kërkesë e pajustifikueshme.

“Askush kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk ka kërku prej meje që unë me dorëzu mandatin, po besoj që kjo është edhe një kërkesë tjetër e pajustifikueshme që do të vinte prej dikujt për shkak se unë mandatin e kam fitu si çdo deputet tjetër në zgjedhjet parlamentare.

Unë në fakt kam qenë ai që ka deklaru se në rast se më bjen me zgjedh mes Universitetit të Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës, do ta dorëzoj mandatin, por askush nuk ka kërku prej meje kurrë asnjëherë që ta dorëzojë mandatin edhe kjo nuk qëndron”, ka sqaruar Gashi.

I pyetur nëse i ka rënë në sy ndonjë koleg i Vetëvendosjes që ka munguar në seanca muajve të fundit, Uka kka thënë se s’ia merr mendja që ka të tillë.

“Nuk ma merr që ka naj deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që mungon ose që i ka kërku dikush me tërheq mandatin.”, ka deklaruar deputeti i VV’së për Express.

Ndryshe, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ka probleme brenda Lëvizjes Vetëvendosjes, ku deputetët për shkak të pakënaqësive që i kanë me partinë, i bojkotojnë seancat e Kuvendit.

Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ka deputetë të VV-së që kanë autoritet dhe ndikim, e që disa muaj nuk ka marrë pjesë në punimet e kuvendit për shkak të pakënaqësive që kanë me VV-në.

“Unë të garantoj që ka shumë probleme brenda me deputetë të VV-së. Ka deputetë të VV-së që ka disa muaj që nuk vjen në Kuvend. Vjen nënshkruhet edhe thotë që: unë nuk votoj kurgjo për juve edhe del prej seancës”, tha Gashi.

Tutje ai nuk përmendi emra se kush është ky deputet, mirëpo tha se VV-ja ka kërkuar që ai ta dorëzojë mandatin.

“Nuk kam moralisht të drejtë të përmend emra të deputetëve të VV-së, nëse pak interesoheni i gjeni. Kogja me autoritet dhe ndikim që nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit për shkak të pakënaqësive me VV-në. I kanë thënë: Dorëzo mandatin, le të vjen dikush tjetër”.

(Kosova Sot Online)