Pamje kur hajni u hedh sprej syve personave në një market në Prishtinë dhe vjedh rreth 800 euro

  • E.K /
  • 20 April 2022 - 11:52
Pamje kur hajni u hedh sprej syve personave në një market në Prishtinë dhe vjedh rreth 800 euro

K.A., 21-vjeçar është arrestuar sot për grabitjen e kryer më 2 prill të këtij viti në marketin “n’Mollë” në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Media raportoi ekskluzivisht mëngjesin e sotëm për arrestimin e tij, ndërsa në kohën kur ishte kryer grabitja, duke u thirrur në burimet e veta, kishte raportuar se 21-vjeçari dyshohet se vodhi rreth 800 euro aty.

I njëjti kishte arritur që grabitjen ta kryente duke u hedhur sprej syve dy personave që ndodheshin në market.

Arrestimi i tij është bërë nga njësiti i hetime të stacionit policor Jugu në Prishtinë, ndërsa express ka siguruar pamje kur i riu kryen grabitjen.

Shihni videon:

Pasi kishte ndodhur vjedhja policia i kishte shkuar në shtëpi të dyshuarit, por i njëjti nuk ishte gjetur aty.

“Pjesë e punës policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar ku është gjetur një sprej si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si provë se personi në fjalë është i përfshirë në rastin fjalë”, ka njoftuar policia. 

(Kosova Sot Online)