
Fotomontazhi i Kurtit e Osmanit në Washington, veprimtari njohur: S’e dija që është fals

Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi ka postuar një fotomontazh të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në Washington, ku shiheshin të dy ulur në rreshtin e parë, e të cilën Kelmendi e quajti ‘historike për Kosovën’.
Por, Kelmendi në një përgjigje tha se nuk ishte në dijeni se fotografia ishte montazh, e të cilën e largoi menjëherë pas reagimeve që i mori.
“Jo, nuk e di nëse është fotomontazh, meqë nuk kam eksperiencë në falsifikime të fotove. Tani e largova, meqë pat reagime të shumta dhe po pres si po (dis)kualifikohet”, tha Kelmendi.
Ndryshe kjo fotografi e montuar u bë virale në rrjetet sociale, ku Kurti dhe Osmani shiheshin të ulur në rreshtin e parë në ceremoninë lamtumirëse të Madeleine Albright.

(Kosova Sot Online)