Bekë Berisha për rastin e ambasadorit: Stanishiqi, Rankoviqi e bashkimi kombëtar s’shkojnë bashkë

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 11:33
Bekë Berisha për rastin e ambasadorit: Stanishiqi, Rankoviqi e bashkimi kombëtar s’shkojnë bashkë

Deputeti nga radhët e AAK’së, Bekë Berisha, ka komentuar rastin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, emri i të cilit u përmend si i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Berisha ka thënë se “Stanishiqi, Rankoviqi, një firmë dhe pastaj Bashkim Kombëtar s’shkojnë bashkë”

“Dëgjova pak më parë kryetaren e grupit të Vetëvendosjes, duke përmend luftëra të ndryshme, konvencionale hibride edhe një ndër to edhe lufta e rrenave, këta e niva sot. Këta e di që i keni do kapacitete Mimozë ju Vetëvendosja. Çështja Martin Berishaj, do të debatojmë edhe në seancën e posaçme për këtë. Këtu përmenden 600 mijë euro, 4 milionë euro, 10 milionë euro, Stanishiqi, Rankoviqi, një firmë dhe pastaj Bashkim Kombëtar s’shkojnë bashkë , këta do ta debatojmë edhe ma tutje”, ka thënë Berisha.

(Kosova Sot Online)