Gjendet një grua e vdekur në banesën e saj në Prishtinë, nisin hetimet

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 09:56
Gjendet një grua e vdekur në banesën e saj në Prishtinë, nisin hetimet

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka nisut hetimet për rastin.

“Prishtinë 28.04.2022 – 01:14. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur e vdekur në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)