Kosova dhe Serbia pajtohen për të vazhduar diskutimet për çështjen e targave, Lajçak: Takohemi më 13 maj

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 14:24
Kosova dhe Serbia pajtohen për të vazhduar diskutimet për çështjen e targave, Lajçak: Takohemi më 13 maj

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pala kosovare dhe ajo serbe janë pajtuar që t’i vazhdojnë diskutimet për gjetjen e një marrëveshje të përhershme për punën e targave.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se do të vazhdojnë diskutimet më 13 maj.

 “Jam i lumtur të tregoj qe pas konsultimeve me dy shefat e ekipeve negociatore dje dhe sot, ne u pajtuam për të vazhduar diskutimet tona më 13 maj në Bruksel për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për cështjen e targave”, ka thënë Lajcak.

(Kosova Sot Online)