Osmani në takim me senatorin dhe kongresistin amerikan, pjesë diskutimi siguria në kontinentin tonë

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 14:48
Osmani në takim me senatorin dhe kongresistin amerikan, pjesë diskutimi siguria në kontinentin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me senatorin Ben Cardin dhe kongresistin Steve Cohen.

Osmani thotë se ka falënderuar bashkudhëheqësit e Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës.

Në anën tjetër, temë diskutimi ishte edhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, siguria në kontinent dhe nevoja e madhe për prezencen e SHBA-ave.

POSTIMI I PLOTË:

Në takim me senatorin Ben Cardin dhe kongresistin Steve Cohen, bashkudhëheqës të Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (U.S. Helsinki Committee) në kuadër të Kongresit Amerikan i falënderova për mbështetjen që historikisht i kanë dhënë Kosovës dhe potencova rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje në këtë periudhë.
Rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, siguria në kontinentin tonë, ndikimi malinj i Rusisë dhe nevoja që SHBA të jetë sa më shumë prezente në rajonin tonë, u diskutuan po ashtu gjatë këtij takimi.

(Kosova Sot Online)