Me rastin e 25 vjetorit të rënies, Ramush Haradinaj kujton të vëllanë, Luanin

  • E.K /
  • 06 May 2022 - 09:23
Me rastin e 25 vjetorit të rënies, Ramush Haradinaj kujton të vëllanë, Luanin

Kryetari i AAK-së, me anë të një statusi në Facebook, ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, me rastin e 25 vjetorit të rënies së tij.

“Si sot njëzetepesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë. Pikërisht në ditëlindjen e Nanes Ruke. Qëndruam të fortë atëherë dhe sot, sepse forcën e gjetëm pikërisht në kujtimin dhe shëmbëlltyrën e tij. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)