Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • E.K /
  • 11 May 2022 - 08:16
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Mot relativisht i qëndrueshëm në javën vijuese, më ngrohtë e më shumë diell.

Nga dita e enjte edhe në aspektin termik do të jetë më ngrohtë, me temperatura maksimale edhe mbi 25C, parashikon “Prishtina Ëeather”.

Fundjava sërish sjell kushte për të reshura shiu, dhe një rënie të lehtë të temperaturave.

Datat:

11.05 – Kryesisht me diell.  Rreth viseve malore pasdite mundësi për zhvillime të rrebesheve të shkurta të shiut me bubullima.

12.05 – Më ngrohtë, e kryesisht me diell.

13.05 – Pjesërisht vranët dhe shumë ngrohtë.  Pasdite vonë dhe në mbrëmje mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 7C e 11C, e maksimalet ndërmjet 22C e 25C, ndërsa të premten rriten edhe deri në 27C e 28C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-11m/s, e nga dita e enjte e lehtë nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)