Policia shpëton një qytetare nga ngufatja në Vushtrri

  • E.K /
  • 17 May 2022 - 14:48
Policia shpëton një qytetare nga ngufatja në Vushtrri

Policia thotë se falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor, është shpëtuar nga ngulfatja një qytetare nga Vushtrria.

Sipas PK-së, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri,  kur dy zyrtarë policorë kanë vërejtur një qytetare e shtrirë në rrugë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilës  iu kishin bllokuar rrugët e  frymëmarrjes.

“Reagimi i  shpejtë i dy zyrtarëve policor në ofrim të ndihmës së parë ka bërë që qytetares të i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngulfatja  dhe ta kthejnë në gjendje stabile”, njofton policia.

Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore – qytetarja, ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën  e dhënë dhe veprimet e ndërmarra.

(Kosova Sot Online)