Ivkoviq ironizon me fotografinë me qebapë: Kurz u rrëzua një muaj pas “grill”-it me Vuçiqin

  • E.K /
  • 20 May 2022 - 12:55
Ivkoviq ironizon me fotografinë me qebapë: Kurz u rrëzua një muaj pas “grill”-it me Vuçiqin

Redaktori i “European Western Balkan”, Aleksandar Ivkoviq, ka reaguar pas fotografisë ku presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, shihet duke bërë “grill” me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ivkoviq me ironi ka rikthyer në vëmendje një fotografi të presidentit të Serbisë me austriakun Sebastian Kurz gjatë kohës sa ky i fundit ishte kancelar i Austrisë.

Ivkoviq ka thënë se Michel duhet të jetë i shqetësuar meqë Kurz ishte rrëzuar nga pushteti një muaj pasi kishte bërë “grill” me Vuçiqin.

Sipas gazetarit Ivkoviq fotografi të tilla ndjellin fat të keq.

(Kosova Sot Online)