“Moment krenarie”, Kosova nënshkruan marrëveshje me Francën për bashkëprodhim kinematografik

  • E.K /
  • 21 May 2022 - 13:50
“Moment krenarie”, Kosova nënshkruan marrëveshje me Francën për bashkëprodhim kinematografik

Kosova ka nënshkruar sot marrëveshje me Francën për bashkëprodhim kinematografik.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku.

“Ditë e shënuar për kulturën dhe filmin, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Francës. Sot në Cannes kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëprodhim kinematografik mes dy shteteve. Moment krenarie. Urime komunitetit të filmit, suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-franceze”, ka shkruar Çeku.

(Kosova Sot Online)