VV e pamundëson miratimin e rekomandimit për tërheqje nga Trusti

  • E.K /
  • 25 May 2022 - 12:51
VV e pamundëson miratimin e rekomandimit për tërheqje nga Trusti

Nuk ka kalur në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, rekomandimi për miratim nga Kuvendi të Projektligjit që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Pesë deputetët e opozitës në Komisionin për Buxhet dhe Transfere kanë votuar pro propozimit që i rekomandon Kuvendit miratimin e Projektligjit për tërheqje nga Trusti. Kurse pesë deputetë të pozitës kanë votuar kundër ndërkaq deputetja Duda Balje ka abstenuar. Ky votim ka pamundësuar kalimin e këtij rekomandimi të Komisionit.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja, ka hedhur në votim propozimin e parë që i rekomandon Kuvendit miratimin e Projektligjit por që s’ka marrë shumicën e votave të deputetëve.

“Ne e hedhim në votim, propozimin e parë. Komisioni i rekomandon Kuvendit që të miratojë në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale. Pesë vota për, pesë kundër dhe një abstenim, ky rekomandim nuk e ka marrë miratimin e Komisionit”, tha Muja.

(Kosova Sot Online)