Vuçiq: Çdo ditë dëgjojë mesazhet të njohim Kosovën, a është mirë, sigurisht që nuk është mirë

  • E.K /
  • 26 May 2022 - 10:28
Vuçiq: Çdo ditë dëgjojë mesazhet të njohim Kosovën, a është mirë, sigurisht që nuk është mirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për televizionin serb RTS se në takimin në Davos ka folur për problemet me të cilat po ballafaqohet Serbia, dhe pohon se “çdo ditë dëgjojmë mesazhe të njohim Kosovën e pavarur dhe të vendosim sanksione”. Mirëpo ai thekson se “tani për tani” nuk ka mundësi që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Duke komentuar nëse diplomacia mund të ndihmojë të ardhmen e rajonit, nëse kemi parasysh se si po përfundon çdo takim i tillë, dhe se ekzistojnë qëndrimet kontradiktore të Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq thotë se “është mirë që të shihen dallimet tona”.

“Kur ke kaq shumë dallime, ndërkohë nuk është bërë asgjë në dialog, atëherë është e logjikshme që të përfundojë kështu. Është gjithmonë më mirë kur thua të vërtetën dhe kur nuk i hedhim gjërat nën tepih, dhe është mirë që njerëzit i shohin të gjitha dallimet tona. Është gjithmonë më e sinqertë, më e sigurt dhe sigurisht që nuk do të na çojë në rrugë të gabuar që të besojmë se problemet do t’i zgjidhim më lehtë”, pretendon Vuçiq.

“A është mirë? Sigurisht që nuk është mirë, por ne e dimë këtë prej dekadash. Ne kemi qëndrime krejtësisht të ndryshme në dallim prej “shqiptarëve të Prishtinës” dhe nuk ka pasur ndryshime të mëdha në vitet e kaluara”, pretendon presidenti serb.

(Kosova Sot Online)