Europol: Armët nga luftërat ballkanike, ende sot përdoren nga grupet kriminale

  • E.K /
  • 30 May 2022 - 10:49
Europol: Armët nga luftërat ballkanike, ende sot përdoren nga grupet kriminale

Autoriteti europian i policisë, Europol ka ngritur si shqetësimin se furnizimet me armë nga BE drejt Ukrainës në plan afatgjatë mund të bien në duar të gabuara.

Shefja e Europol, Catherine De Bolle ka deklaruar se duhet të shmanget situata e para 30 viteve në Ballkan. Sipas saj, Europol planifikon që të krijojë një grup ndërkombëtar, që të zhvillojë strategji për të vepruar në këtë situatë si ajo e luftës në Ukrainë.

Sipas saj, janë evidentuar aktivitete të fshehta lëvizjeje mes Ukrainës dhe BE të personave të njohur terroristë, ekstremistë dhe të gatshëm për dhunë.

“Një kohë lufta do të marrë fund. Ne duam që të pengojmë një situatë si para 30 vjetësh në luftën e Ballkanit. Armët nga kjo luftë ende edhe sot përdoren nga grupet kriminale”, tha De Bolle në intervistë me gazetën gjermane “Welt am Sonntag”.

(Kosova Sot Online)