Një tjetër grup afganësh largohen nga Kosova

  • E.K /
  • 01 June 2022 - 13:17
Një tjetër grup afganësh largohen nga Kosova

Një grup tjetër afganësh të cilat Kosova i ka strehuar përkohësisht janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është kumtuar nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, të mërkurën.

“Mbi 600 afganë të pritur përkohësisht në Camp Liya/Bondsteel janë larguar dhe do të kenë një shans të dytë për të ndërtuar jetë të reja në SHBA. Faleminderit Kosovë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Kosova ka strehuar përkohësisht një numër afganësh me kërkesë të SHBA-ve.

Kjo pasi në gushtin e vitit të kaluar, pushtetin në Afganistan e morën talibanët, kjo pas vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për tërheqjen e trupave amerikane.

E afganët që bashkëpunuan me SHBA-të gjatë 20 viteve qëndrimi në Afganistan janë strehuar në vende të ndryshme të Evropës për t’i shpëtuar përndjekjes nga regjimi i Afganistanit.

(Kosova Sot Online)