Ky është profili i kompanisë gjermane “LIDL” që u ftua të investojë në Kosovë

  • E.K /
  • 03 June 2022 - 11:23
Ky është profili i kompanisë gjermane “LIDL” që u ftua të investojë në Kosovë

Kompania “LIDL” që është ftuar nga qeveria të investojë në Kosovë është zinxhir i dyqaneve ushqimore në 32 shtete dhe ka traditë 40 vjeçare në Evropë.

Kjo kompani me bazë në Gjermani ka gjithsej 11 mijë e 550 dyqane në Evropë, Amerikë dhe Azi që punësojnë mbi 341 mijë punëtorë.

Rrjeti i dyqaneve aktualisht është prezent në Serbi dhe planifikon të hapet edhe në Bosnje e Hercegovinë gjatë këtij viti.

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kanë pritur dje në takim delegacionin e “Lidl”, kompani e cila pritet të investojë në Kosovë.

Sipas Ministres Hajdari, nga kompania “Lidl” janë zotuar se do të investojnë në Kosovë, 

Tutje ka shtuar se me delegacionin e “Lidl” kanë viztuar tri lokacionet strategjike të përshtatshme për qendrën e ardhshme në Kosovë.

“Me delegacionin e kompanisë në fjalë vizituam edhe tri lokacione strategjike të propozuara nga kolegët e KIESA-s, të përshtatshme për qendrën e ardhshme logjistike të kompanisë “Lidl” në Republikën e Kosovës, pas bisedës së tyre më prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit dhe pijeve, potencial i mirë për furnizim për kompaninë “Lidl” dhe exporte në botë”, theksoi ministrja.

(Kosova Sot Online)