
Lexoni edhe:
Shteti i Kosovës duhet të reagon ashpër me deklaratë unike politike dhe rezolutë kundër kërcënimit të hapur presidentit serb Aleksandër Vuçiq
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës pasi që të njëjtit, në gjendje të dehur, kanë vjedhur nga një veturë para të gatshme në vlerë prej 6.050 euro.
Policia gjatë kontrollit fizik tek të njëjtit ka gjetur edhe para të tjera të gatshme, në vlerë prej 1.024.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit (në gjendje të dehur) kanë vjedhur nga vetura e viktimave meshkuj kosovar para të gatshme 1000 €. Policia në veturën e të dyshuarve ka gjetur para të gatshme 6.050 euro dhe gjatë kontrollit fizik janë gjetur edhe 1.024 euro. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pasi që janë këndellur dhe intervistuar të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)