Ariana Musliu-Shoshi: Qeveria ta kuptojë se veteranët nuk janë barrë por patriotë

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 08:35
Ariana Musliu-Shoshi: Qeveria ta kuptojë se veteranët nuk janë barrë por patriotë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka thënë se protesta e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se PDK do t’i përkrahë kërkesat e tyre, derisa ka shtuar se qeveria duhet ta kuptojë se veteranët nuk janë barrë në shoqëri.

Postimi i saj i plotë:

Protesta e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë. Veteranët kanë të drejtë që të përdorin çdo mjet demokratik, qytetar e institucional për të kërkuar atë që u takon. Partia Demokratike e Kosovës i ka përkrahur dhe do t’i përkrahë kërkesat e tyre të drejta.

Qeveria duhet ta kuptojë sa më parë që veteranët nuk janë barrë për këtë shoqëri, por patriotë që meritojnë respektin e plotë të secilit.

(Kosova Sot Online)