Deputetët e përcjellin protestën e veteranëve përmes telefonave e llaptopave

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 11:31
Deputetët e përcjellin protestën e veteranëve përmes telefonave e llaptopave

Protestën e veteranëve janë duke e përcjellë përmes telefonave e llaptopave edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët janë parë duke e përcjellë protestën, derisa janë në pritje të përfundimit të takimit të Kryeparlamentarit Glauk Konjufca me Shefat e Grupeve Parlamentare, për të kuptuar nëse do të vazhdojë seanca apo jo.

Ndryshe, seanca u ndërpre pasi deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, e hoqi mikrofonin e foltores, duke pamundësuar kështu mbajtjen e seancës.

(Kosova Sot Online)