Kamishi ia ndal mikfrofonin Haxhi Avdylit, deputetët e PDK-së dhe AAK-së bllokojnë sërish foltoren

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 14:41
Kamishi ia ndal mikfrofonin Haxhi Avdylit, deputetët e PDK-së dhe AAK-së bllokojnë sërish foltoren

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ia ka ndërprerë fjalën deputetit të VV-së Haxhi Avdyli derisa ky ishte duke folur në seancë.

Deputetët e PDK-së dhe AAK-së janë mbledhur sërish para foltores së Kuvendit për të pamundësuar mbarëvajtjen e seancës.

Opozita po kërkon që seanca të ndërpritet dhe qeveria të fillojë sot takimin me veteranët.

Në anën tjetër kryeministri Kurti ka thënë se me veteranët mund të takohet nesër.

(Kosova Sot Online)