Përparim Rama: Nuk do të ketë më probleme me ndriçim publik, kemi nënshkruar kontratën e re

  • E.K /
  • 18 June 2022 - 12:08
Përparim Rama: Nuk do të ketë më probleme me ndriçim publik, kemi nënshkruar kontratën e re

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se më s’do të ketë probleme me ndriçimin publik në kryeqytet.

Rama ka njoftuar se tashmë është nënshkruar kontrata e re për mirëmbajtjen e sistemit, derisa ka shtuar se janë në proces të vlerësimit të kontratës përmes së cilës do të bëjnë zgjerimin e mëtutjeshëm të sistemit të ndriçimit publik, në mënyrë që asnjë lagje e Prishtinës të mos mbetë pa ndriçim.

“Nuk do të ketë më probleme me ndriçim publik! ? Kemi nënshkruar kontratën e re për mirëmbajtjen e sistemit, ndërsa jemi në proces të vlerësimit të kontratës përmes së cilës do të bëjmë zgjerimin e mëtutjeshëm të sistemit të ndriçimit publik, në mënyrë që asnjë lagje e Prishtinës të mos mbetë pa ndriçim. Bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, vizituam 3 lokacionet e reja?ku kemi stabilizuar ndriçimin”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)